Friday, 30 October 2020 | Lajme: 0

Vdes vajza që u bë simbol i luftës në Jemen

Ishte kthyer në simbolin e luftës në Jemen, pasi imazhet e saj u shfaqën të publikuara në NY Times, vetëm pak ditë më parë.

Po sipas “NYT”, e vogla Amal Hussain, 7 vjeç, ka vdekur në një kamp refugjatësh.

Amal dukej në gjendje të mjerueshme si rezultat i pasojave të luftës, ndërsa lajmi u është përcjellë me shpejtësi edhe familjarëve.

“Zemra ime është copëtuar, Amal buzëqeshte gjithmonë. Tani kam frikë për fëmijët e tjerë”, është shprehur nëna e Amal Hussain.

Autori i fotos, që ka bërë xhiron e botës, është Tyler Hicks.