Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

‘Çmendet’ miliarderi çek, 600 milionë euro për të blerë Milanin. Merret vendimi…

Elliott nuk dëshiron kurrë të shesë Milanin.

Rikthimi në Champions duke e shndërruar sërish skuadrën kuqezi në një nga emrat më të frikshëm të Europës

Është ky plani i fondit amerikan, me Paul Singer që personalisht, sipas asaj që shkruan “Repubblica”, ka refuzuar një ofertë prej 600 mln eurosh. Objektivi është që të mbajë klubin dhe, më 1 dhjetor, do të vijë edhe Gazidis, ish-arkitekti i Arsenal.

Por, cili ka qenë ai që ka ofruar 600 mln euro? Bëhet fjalë për Daniel Kretínsky, padroni i Sparta Praha. Avokat, 41 vjeç, i lindur në Brno, kryeson grupin Eph (grup i energjikitës). Në 2015 ishte i nënti, sipas Forbes, në listën e shtetasve çek më të pasur.

Ai gjithashtu ka interesa në Itali dhe është president i gjigantëve çekë Sparta Pragë, dhe sipas Forbes ka një pasuri neto prej rreth 2.6 miliardë dollarësh.