Friday, 30 October 2020 | Lajme: 0

25-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident në SHBA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 25-vjeçare shqiptare ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik.
Klivja Çaçi, me origjinë nga qyteti i Korçës, jetonte e vetme në Amerikë pasi dy vite më parë kishte dalë fituese e Lotarisë Amerikane.
Ajo po udhëtonte me makinën e saj tip ‘Chevrolet’, por një tentim i saj për të kaluar në anën tjetër të rrugës i ka kushtuar jetën, pasi ajo humbi kontrollin e automjetit, shkruajnë mediat shqiptare.
Trupi i të ndjerës ndodhet ende në SHBA, pasi nevojitet një shumë e konsiderueshme parash për dërgimin në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Në internet ka nisur një fushatë për mbledhjen e shumës së parave të nevojshme.
Familjarët e së resë kanë bërë një apel për ndihmë, për të sjellë trupin e vajzës së tyre në atdhe.