Thursday, 9 April 2020 | Lajme: 0

Rrëshqitje dheu në rrugën Shkup-Veles, trafiku zhvillohet në një korsi

Në aksin rrugor Shkup-Veles para pikës pagesore të Sopotit për shkak të rrëshqitjes së dheut trafiku po zhvillohet në një korsi në një gjatësi prej 200 metrave, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e sotëm për gjendjen e rrugëve.

Është vendosur sinjalizim përkatës dhe punohet në pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe për normalizimin e trafikut. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.