Sunday, 1 November 2020 | Lajme: 0

Shërimi i kancerit – Si ta vrasim një “vrasës”?

Një punë revolucionare në sistemin imunitar dhe kryerja e testeve të barnave të reja tregojnë se mposhtja e kancerit mund të bëhet diçka e arritshme. Muajin e kaluar Çmimi Nobel për Mjekësi u dha për zbulime të rëndësishme në trajtimin e kancerit dhe përfundimisht duket se është ndryshuar mënyra se si kanceri do të trajtohet.

Njëri nga të shpërblyerit ishte Jim Allison, i cili zbuloi përparime të rëndësishme në imunoterapinë e kancerit. Zbulimi i tij dha rezultate transformuese për pacientët e sëmurë me kancer dhe një drejtim krejtësisht të ri për kërkime shkencore rreh kësaj sëmundjeje.

Sidoqoftë, shumë pacientë dhe disa mjekë ndoshta ende nuk kanë dëgjuar për imunoterapinë e kancerit ose refuzojnë që ta besojnë atë. “Emergjenca për imunoterapinë e kancerit u shfaq shumë shpejt. Është e vështirë edhe për shkencëtarët, e lëre më për fizikanët dhe pacientët, që të jenë në hap me të”, thotë Dr. Daniel Chen, onkolog dhe shkencëtar i Universitetit të Stanfordit, i cili dha kontribut që disa zbulime të rëndësishme për kancerin të kalojnë nga laboratoret në klinika.

Vlerësohet se rreth 40% e tërë popullsisë botërore do të diagnostikohet me kancer gjatë periudhave të caktuara të jetës dhe deri më tash kanë ekzistuar tri mundësi për t’u përballur me të. Operacionet kanë ekzistuar gati qe 3000 vjet, pastaj filloi terapia rrezatuese në vitin 1896. Në vitin 1946, kërkimet në fushën e kimisë sollën përdorimin e kimioterapisë dhe përdorimin e një lloj gazi që i helmonte qelizat kancerogjene. Së fundi, qelizat kancerogjene helmohen edhe me medikamente të ndryshme, me qëllim të bllokimit të tumoreve ushqyese dhe furnizimin e tyre me gjak.

Teknikat tradicionale “preje, digje, helmoje” janë frytdhënëse në gjysmën e rasteve. Kjo paraqet një arritje mjekësore që duhet vlerësuar, por e cila i lë anash rreth gjysmën e pacientëve. Bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime Shkencore të Kancerit, që është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri ishte shkaktar i 9 milionë e 55 mijë vdekjeve në nivel botëror vetëm gjatë vitit 2018.

Zbulimet e Jim Allison treguan se sistemi imunitar nuk e injoron kancerin. Përkundrazi, kanceri zhvillohet duke shfrytëzuar rrugë që e “fikin” sistemin imunitar. Allison e zbuloi në laboratorin e tij në Kaliforni se një proteinë në qelizën “T-Cell”, e quajtur CTLA-4 ishte e përfshirë në këtë proces. Kur ajo stimulohej, CTLA-4 vepron si shpërthyese qarkore në reagimin imunitar. Këto shpërthime i mbanin shkatërrueset e qelizave nën kontroll dhe kështu krijoheshin qeliza të shëndosha trupore.

Në vitin 1994, në laborator u krijua një antitrup që e bllokoi proteinën CTLA-4. Kur shkencëtarët e injektuan këtë antitrup në minj me kancer, antitrupi u ngjit për proteinën CTLA-4 dhe e mundësoi sulmin e qelizës “T-Cell” ndaj proteinës. Në këtë mënyrë, qelizat “T-cell” e shkatërruan tumorin dhe e shëruan kancerin. Ky zbulim bëri që dy shkencëtarët ta fitojnë Nobelin. U nevojitën 15 vjet që ajo që u zbulua në

“Fjala “shërim” tash mund të përdoret në onkologji”, thotë Dr. Axel Hoos, imunolog dhe ish-udhëheqës mjekësor në programin e imuno-onkologjisë “Bristol-Myers Squibb”. “Nuk është më fantazi apo premtim i pakëndshëm të cilin nuk mund ta përmbushni. Ne ende nuk e dimë se kush do të jenë pacientët fatlumë që do të shërohen, por ne tashmë kemi parë raste ku është arritur shërimi”, shtoi ai.

Sidoqoftë, u zbulua se ky lloj i imunoterapisë nuk ishte pa efekte anësore. Gjatë reagimit të qelizave “T-Cell” shkaktoheshin helmime përreth zonës së qelizave. Ekziston një mënyrë që këto helmime të mbahen të kufizuara por ky lloj trajtimi kushton deri në 1 milion dollarë. Një shqetësim tjetër ka të bëjë me mungesën e njohurive, sidomos jashtë zonave urbane, lidhur me përzgjedhjen e medikamenteve për trajtim të kancerit. “Mbi të gjitha, nuk ka asgjë më të padobishme sesa kur njerëzit nuk i njohin zbulimet terapeutike të kancerit, sado të dobishme të jenë ato”, tha Dr. Chen, shkruan “The Guardian”.

4510_1541415463-4807321