Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

“Titanik 2” anulohet për më 3 dhjetor, do të prezentohen dëshmi materiale

Për më 3 dhjetor u anulua seanca e sotme për lëndën “Titanik 2” të PPS, në të cilën duhet të prezantohen dëshmi materiale.

Kryetari i këshillit Gjykues, Ognen Stavrev, dha afat prej tre ditësh që të mbrojtja të prononcohet nëse dikush prej të akuzuarve do t’i propozojë për dëshmitarë.

Në fillim të seancës Stavrevi i njoftoi të pranishmit se i ka pranuar si dëshmitarë Lupka Guguçevskan, Admir Shabanin dhe Lubomir Atanasovskin dhe se rregulloren e parakohshme e ka pranuar si dëshmi materiale.

 Ai informoi se janë refuzuar disa parashtresa të Bedredin Ibraimit për të cilat i akuzuari, i revoltuar nga mbrojtja, tha se nëse është kështu ai më nuk do të vijë në seanca.

Gjykatësi Stavrev theksoi se nëse vepron ashtu do ta detyrojë gjykatën të ndërmarrë masa të cilat nuk do të jenë në dobi të tij, të cilës i akuzuari Ibraimi iu përgjigj “bëni çfarë të doni meqë nuk më lejoni t’i japë dëshmitë e mia”.

Në lëndën “Titaniku 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si edhe anëtarët e mëparshëm të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Anta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.