Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

40 vjet pas regjimit që vrau 2 milionë njerëz: Dënohen pjesëtarët e Kmerëve të Kuq

Udhëheqësit e fundit të mbijetuar të lëvizjes komuniste “Kmerët e kuq”, e cila ka sunduar në mënyrë brutale në Kamboxhia në vitet 1970, u dënuan për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga një gjykatë ndërkombëtare.

Nuon Chea dhe Khieu Samphan ishin në gjyq nën akuzat për shfarosjen e myslimanëve dhe vietnamezëve etnikë.

Ata u dënuan me burgim të përjetshëm – të njëjtin dënim që tashmë shërbejnë pas shpalljes fajtorë në një gjyq të mëparshëm për krime kundër njerëzimit, lidhur me dëbimet e detyruara dhe zhdukjet masive të njerëzve.

 Gjykata ka konfirmuar se është bërë gjenocid ndaj vietnamezëve etnikë, myslimanëve e minoriteteve tjera fetare dhe se me këtë është synuar “vendosja e një shoqërie ateiste homogjene, duke i eliminuar të gjitha dallimet nacionale, fetare, racore, klasore e kulturore”.

Kamboxhia nuk ka dënim me vdekje.

Besohet se deri në dy milionë njerëz, shumica prej tyre khemerë etnikë, kanë vdekur nën regjimin e shkurtër, por brutal të Khmer Rouge në periudhën 1975-1979.

kmer1-600x338_1542363095-5324561