Monday, 1 June 2020 | Lajme: 0

15 vjet burgim për burrin që e sulmoi modelen me acid në fytyrë

.

Ish-i dashuri i saj, Edson Tavares, ishte dënuar vitin e kaluar, por gjykata e solli rastin prapë në gjykim, duke e ngarkuar atë edhe me akuzën për përcjellje dhe përgjim të viktimës. Që nga sulmi ndaj saj, Notaro ka folur publikisht kundër dhunës ndaj grave. Ajo tashmë është bërë një figurë e njohur televizive, duke marrë pjesë në një emision televiziv të vallëzimit.

Disa muaj pasi ishte ndarë nga i dashuri, ajo ishte ankuar se po përgjohej dhe po përcillej, prandaj policia ia kishte ndaluar atij që t’i afrohej modeles. Më 10 janar të vitit 2017, ajo u sulmua me acid klorhidrik dhe fytyra e saj pësoi dëmtime të mëdha. Ajo iu nënshtrua disa operacioneve të fytyrës, ndërsa nuk sheh me syrin e majtë.

Kur ajo i publikoi fotografitë e fytyrës së saj në rrjetet sociale, mori shumë vëmendje dhe e vuri në pah problemin e dhunës ndaj grave në Itali. Ajo u shfaq në televizionin publik, ku e fajësoi ish-të dashurin për atë që i kishte bërë. “Dua që ju ta shihni se çka më ka bërë ai. Kjo nuk është dashuri. Përderisa acidi ma gërryente fytyrën, unë qëndroja në gjunjë dhe e lusja Zotin që të ma marrë bukurinë por mos të ma marrë shikimin”, tha ajo, shkruan “BBC”.