Monday, 1 June 2020 | Lajme: 0

Ashensori ra në “rënie të lirë” 84 kate, mbijetojnë 6 personat e ndodhur në të

Personat e ndodhur në një ashensor në qytetin e Çikagos sigurisht kanë menduar se do të vdesin, përderisa ashensori në të cilin ndodheshin ra për 84 kate. Gjashtë persona, përfshirë një grua shtatzënë, ranë nga kati i 95-të në katin e 11-të në një rrokaqiell, i cili njihej si qendra “John Hancock”.

Pasi shpëtuan, ata i dërguan mesazhe të afërmve, të cilët e lajmëruan emergjencën. Personat e bllokuar u shpëtuan pas përpjekjeve triorëshe të ekipit të shpëtimtarëve. Besohet se të paktën një kabllo e liftit është këputur.

Jaime Montemayor, 50-vjeçar, i cili gjendej në ashensor bashkë me bashkëshorten e tij, tha se në fillim e ka vërejtur se ashensori është duke shkuar poshtë me shpejtësi normale, ndërsa më pas ka filluar të lëshohet me shpejtësi të madhe.

Ai thotë se i dëgjoi disa kërcitje dhe pluhuri kishte filluar të hyjë brenda ashensorit. Të ngujuarit kishin bërtitur dhe qarë dhe ishin lutur, thuhet në raportet e mediave. “Unë mendova se do të vdisnim”, tha Montemayor, i cili po e vizitonte SHBA-në nga Meksika, shkruan “BBC”,