Thursday, 9 April 2020 | Lajme: 0

Dy të lënduar rëndë në pesë aksidente në Shkup

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe tri me lëndime të lehta në pesë aksidentet që ndodhën gjatë 24 orëve në rrethinën e Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëmi material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, 40 vozitës kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi të lejuarën, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar katër vozitës që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe gjashtë vozitës që kanë drejtuar automjetin pa fituar të drejtën e vozitjes së automobilit. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe gjashtë automjete të paregjistruar dhe tri automjete me dëmtime teknike,

Policia e komunikacionit ka shqiptuar 83 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “merimanga” janë bllokuar 81 automjete.