Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Kanceri u ka marrë jetën 1.3 milion njerëzve brenda një viti në BE

Në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2015, 1.3 milion persona kanë vdekur nga kanceri.

Sipas të dhënave të Zyrës Statistikore Evropiane (Eurostat), shkaku i vdekjes së 1,3 milionë personave në vitin 2015 në vendet e BE-së ka qenë kanceri, transmeton AA.

Në vendet në fjalë kjo përqindje në Holandë dhe Slloveni ka arritur deri në 30 për qind. Përqindja më e ulët është shënuar në Bullgari dhe Rumani, ku një të pestat e njerëzve kanë vdekur nga kanceri.

Në vendet e Unionit në vitin 2015 vdekjet nga kanceri tek meshkujt kanë qenë 28,7 për qind, ndërsa tek gratë 22,1 për qind.

Sipas të dhënave në fjalë, në të gjitha vendet e BE-së përqindja e meshkujve që kanë vdekur është më e lartë nga ajo e grave.