Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Poloni, gjenden 160 kilogramë kokainë në arka me banane

Punonjësit në shumë supermarkete polake zbuluan një sasi të madhe kokaine në kutitë e bananeve të importuara nga Ekuadori, njoftoi sot policia.

“Ne kemi kapur më shumë se 160 kilogramë të asaj që duhet të jetë kokainë e dërguar që nga Ekuadori”, njoftoi një zëdhënës i policisë kombëtare, Dawid Marciniak.

“Punonjësit kanë gjetur kokainë të mbuluar nga banane në kuti të dërguara në shumë dyqane dhe zinxhirë supermarketesh”, tha ai.

Hetimi vazhdon dhe policia nuk ka kryer asnjë arrestim deri tani, përcjell Atsh.

Sipas medies polake, një gram kokainë e shitur në rrugë në Poloni kushton 116 euro, kjo mundëson që sasia e kapur të arrijë më shumë se 18 milionë euro.