Friday, 6 December 2019 | Lajme: 0

Shkupi dje u shpall qyteti më i ndotur në Evropë, i pesti në botë

Dje, qyteti i Shkupit përsëri ishte në krye të listës të qyteteve më të ndotura në botë.

Ueb faqja “AirVisual” që publikon listën e qyteteve më të ndotura, e vendosi qytetin e Shkupi në vendin e parë me ajrin më të ndotur në Evropës, dhe të pestin në botë.

Pas dy ditësh ku ajri ishte më i pastër për shkak të erës, përsëri rikthehet ndotja e ajrit në Shkup që për gjatë kohë është alarmante.

Situata është pothuajse e njëjtë edhe në qytetet tjera të Maqedonisë, ku ndotja e ajrit tejkalon kufirin e lejuar, ndërsa qytetarët e Manastirit, të enjten zgjodhën protestën si mjet revolte ndaj Qeverisë për ndotjen e ajrit. Poashtu edhe ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkoi që fëmijët e shkollave të mesme, fillore dhe të çerdheve të lëshohen në pushim për shkak ndotjes enorme të ajrit.