Monday, 14 October 2019 | Lajme: 0

Me plot emocione dhe të qara largohet nga partia CDU Angela Merkel

1001 delegatë të partisë gjermane, CDU e kanë zgjedhur kryetaren e re, që do të jetë pasardhëse e Angela Merkel.

Por, lamtumira për zonjën e fuqishme, Angela Merkel nuk ka qenë aq e lehtë.

Me plot emocione, kancelarja gjermane i dha fund nga posti i drejtueses së partisë pas 10 vitesh.

Si rrallë herë, emocionet kapluan zonjën e fuqishme gjermane, ndërsa lotë e emocione shiheshin edhe në fytyrat e delegatëve të CDU-së.

Merkel mbajti fjalimin lamtumirës, për herë të fundit si kryetare e partisë, fjalim që i zgjati plot 35 minuta./Indeksonline.