Monday, 14 October 2019 | Lajme: 0

Alarm: Zbrazen zyrat e Facebook-ut

Zyrat qendrore të “Facebook” në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë evakuuar pas një alarmi për kërcënim.

Alarmi rezultoi fals dhe nuk kishte asnjë rrezik për lëndë plasëse.

Një telefonatë anonime ka njoftuar për një bombë në këto zyra. Në vendngjarje shkuan forcat policore dhe ekspertët anti-eksploziv, të cilët evakuuan të gjithë stafin dhe nisën kontrollet në ndërtesë, transmeton “Tv Klan”.

Alarmi rezultoi fals dhe nuk kishte asnjë rrezik për lëndë plasëse. Në këto zyra kishte edhe punonjës të “Instagram”-it, përveç atyre të “Facebook”-ut.

Pavarësisht se alarmi rezultoi fals, policia lokale vazhdon të monitorojë situatën. Mediet amerikane raportojnë se mundësia e një sulmi në kompaninë teknologjike duhet të merret në konsideratë, pas të shtënave me armë që ndodhën në zyrat e “YouTube” në muajin prill, ku u vranë tre punonjës.