Friday, 22 November 2019 | Lajme: 0

Shkupi do të bëhet me patinazh, si pjesë e Programit të Fundvitit, dhuratë nga “Bashkimi Evropian për TY”

Të dielën, 16 dhjetor 2018, në ora 12:30, Ambasadori Samuel Zhbogar zyrtarisht do të shpall të hapur terrenin për patinazh “BE për TY” në sheshin e Qytetit të Shkupit.

Këtë vit për here të parë, Delegacioni i Bashkimit Evropian merr pjesë në Programin për Vitin e Ri të Qytetit të Shkupit.

Aktivitete nga “BE për TY” përfshijnë performim të studentëve prej disa shkollave në Shkup dhe vendosjen e terenit për patinazh për të gjithë adhuruesit e patinazhit brenda dhe jashtë Shkupit.

Hapja zyrtare e “BE për TY” terenit për patinazh do të përfshijë program të shkurtë prej fëmijëve të cilët janë anëtarë të Federatës së Sporteve në Akull. Ambasadori Samuel Zhbogar gjithashtu do t’u bashkëngjitet patinistëve dhe do të testojë shkathtësitë e tij për patinazh.

Për informata lidhur me ngjarjet kulturore të organizuara nga Delegacioni i BE dhe ambasadat e vendeve anëtare në Shkup, mund të vizitoni platformën e re kulturore: www.euzakultura.mk