Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Shpallet konkursi për shkollën e dhjetë për lider të ri të kryetarit Ivanov

Është publikuar konkursi i 10-të i trajnimit të liderëve të ri, që e organizon kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dhe që do të mbahet nga 11 deri 24 shkurt vitin e ardhshëm, informojnë nga kabineti i kryetarit të Maqedonisë.

Programi është për njerëz të ri që kanë kryer arsimin e lartë dhe që kanë dëshirë që përmes aftësive të tyre të kontribuojnë për zhvillim pozitiv të shoqërisë dhe rrethit ku punojnë dhe jetojnë,

Programi përfshin ligjërata dhe ushtrime praktike për lidership, me ligjërues eminent të vendit dhe nga jashtë. Ligjërimi do të jetë në gjuhën angleze dhe maqedonase.

Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë të rinjtë e Republikës së Maqedonisë dhe mërgimtarët e që jetojnë jashtë, ndërsa shpenzimet për akomodim dhe aktivitet programore do të mbulohen nga ana e organizatorëve.

Konkursi është i publikuar në web-faqen e kryetarit të Republikës së Maqedonisë.

Shkolla për liderë të ri ishte organizuar për herë të parë në vitin 2010 në Ohër. Gjatë 9 viteve në shkollë kanë marrë pjesë 360 njerëz të profileve të ndryshme dhe mbi 200 ligjërues.

Të gjithë ata që duan të aplikojnë mund të bëjnë KËTU.