Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

“Ajri i ndotur shkak i aborteve spontane”

Ndotja e ajrit vazhdon të mbetet si një ndër shqetësimet më të mëdha tek qytetarët e Maqedonisë, ku çdo ditë shfaqen shifra alarmante të matjeve. Ndikimi i ajrit të ndotur tek çdo Individ paraqet një rrezik për sëmundje të ndryshme, por shqetësimi më i madh janë gratë shtatzëna.

Arjan Alili Gjinekolog për TvKlan ka thënë se ky është një fenomen i cili sjell ndryshime statistikore nga viti në vit.

Ndotja e ajrit paraqet një impakt negativë mbi shëndetin e njeriut, sjell përkeqësimin e sëmundjeve paraprake kronike, respiratore dhe kardiovaskulare. Ajri i ndotur pamundëson rritjen e fryteve në barkun e nënës e cila çon deri tek aborti i padëshiruar si dhe aborte spontane. Si shkak tjetër shfaqet edhe stresi i madh tek femrat të cilave gjithashtu u pamundëson rritjen e frytit.

Alili shton se duke u bazuar në studimet të fundit, ajri i ndotur ndikon negativisht edhe tek tek burat.

Sipas ekspertëve nuk është vetëm ajri i ndotur si shkak i cili mund të sjell sëmundje të ndryshme tek pacientët, këtu hyn edhe mënyra e jetesës, konsumimi i duhanit, lëndët djegëse, fabrikat, dhe veturat e vjetra.