Thursday, 5 December 2019 | Lajme: 0

Hodhi 25 mijë euro nga ballkoni, arrestohet autori (FOTO)

Kalimtarët u nisën të mblidhnin kartëmonedhat që po fluturonin nga një ndërtesë.

Ngjarja ndodhi në një lagje punëtorësh në Hong Kong dhe personi që i hodhi paratë u arrestua nga policia për prishje rendi.

Ai quhet Uong Çing-kit, 24 vjeç, dhe njihet si “Mjeshtër MonedhashVirtuale” , pasi ka një kompani që reklamon monedhat digjitale, si Bitkoin.

Policia mendon se ai ka hedhur rreth 25 mijë euro të prera në kartëmonedha dhjetëshe.

1-6612-177