Tuesday, 12 November 2019 | Lajme: 0

Sugareski: Së shpejti fillon ndërtimi i 1.3 kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë

Projektimi i 1.9 kilometrave të para nga autostrada Shkup-Bllacë do të përfundoj gjatë muajit të ardhshëm, më pas menjëherë do të filloj tenderimi, ndërsa pritet që në muajt e ardhshëm të filloj ndërtimi i asaj pjese, ka thënë sot ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski.
“Ajo autostradë është proritare dhe menjëherë pas mbarimit të autostradës nga Milladinoivci deri në Shtip, presim që të filloj ndërtimi i pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë. Projektimi i 10.5 kilometrave tjerë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm dhe më pas do të filloj ndërtimi edhe i asaj pjese të autostradës”, ka deklaruar Sugareski para fillimit të konferencës me temë “Maqedonia Megalopolis” në ASHAM. /SHENJA/