Thursday, 12 December 2019 | Lajme: 0

Prostituta shqiptare bën gjestin e rrallë dhe gjithë mediat italiane shkruajnë për të

Një shqiptare e cila punon si prostitutë në Itali, ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane.

 Vajza, 22-vjeçare gjeti një portofol brenda të cilit kishte 150 euro, pranë një karburanti. Menjëherë shqiptarja ka vendosur ta dorëzojë në polici, për të bërë të mundur që t’i kthehet pronarit. Nga hetimet, rezultoi se portofoli i kishte humbur një gruaje italiane, e cila e kishte kuptuar vetëm mëngjesin tjetër mungesën e tij. Brenda në portofol  përveç parave, kishte edhe dokumente.

Pasi mori portofolin, italiania vendosi të falenderojë vajzën shqiptare, e cila kishte bërë thjesht detyrën e saj si qytetare.

‘Nuk e ka zgjedhur të bëjë këtë punë, e kanë detyruar të qëndrojë në rrugë. Kur ka parë portofolin e ka mbledhur fshehurazi. Kishte frikë se dikush e shikonte dhe i merrte paratë dhe hidhte dokumentet. Donte ta dorëzonte siç ishte”, rrëfeu italiania pas takimit me shqiptaren