Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Me ndihmën e OSBE-së, Kuvendi i Maqedonisë do ta përforcojë pozicionin e tij kushtetues

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe shefi i misionit të OSB-së Clemens Coja sot nënshkruan Memorandum bashëpunumim për zbatimin e aktiviteve të përbashkëta nga viti 2018 deri në dhjetor të vitit 2021.

Qëllimi i këtij Memorandumi, siç raportojnë nga kabineti kreytarit Xhaferi është mbështetja e strategjisë për reformim të Kuvendit me qëllim që Kuvendi ta kthejë rolin e vet kushtetues të qendrës së dialogut politik, të jetë llogaridhënës, transparent dhe të ketë rol të vërtetë mbikëqyrës.

Sipas Xhaferit, kjo do të jetë e mundshme kur do të arrihet pavarësi e vërtetë e Kuvendit në vendimmarrje në kontekst të sigurimit të brendshëm, pavarësisë buxhetore dhe pavarësisë së shërbimit, njoftojnë nga kabineti i tij.