Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Me ndihmën e OSBE-së, Kuvendi do ta përforcojë pozicionin e tij kushteutes

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nënshkruan Memorandum për mirëkuptim, për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta në periudhën deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Qëllimi i këtij Memorandumi, siç raportojnë nga kabineti i Xhaferit është mbështetja e strategjisë për reformim të Kuvendit me qëllim që shtëpia ligjvënëse ta kthejë rolin e vet kushtetues të qendrës së dialogut politik, të jetë llogaridhënës, transparent dhe të ketë rol të vërtetë mbikëqyrës.

Sipas Xhaferit, kjo do të jetë e mundshme kur do të arrihet pavarësi e vërtetë e Kuvendit në vendimmarrje në kontekst të sigurimit të brendshëm, pavarësisë buxhetore dhe pavarësisë së shërbimit, njoftojnë nga kabineti i tij.