Friday, 22 November 2019 | Lajme: 0

Ekspertët grekë të bindur në ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Njohësit e çështjeve politike në Greqi vlerësojnë se nuk rrezikohet ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Athinës, pasi Shkupi të rrumbullakojë ndryshimet kushtetuese. Profesori, Sotiris Serbos konsideron se reagimet e ashpra të opozitës greke, përkatësisht propaganda e saj kundër marrëveshjes është fushatë parazgjedhore.

“Ka shumë propagandë, shumë lajme të rreme, është një çështje shumë e ndjeshme. Ju lutem kuptoni se nuk është e lehtë për një grek të zakonshëm, që nuk është ekspert në politikë të jashtme, të mendojë racionalisht për këtë çështje. Prandaj shpesh politikanët për shkak të strategjive para-zgjedhore i eksploduan ndjenjat e opinionit në drejtimin që dëshironin. Por mendoj se në Greqi po rritet pjesa e atyre që duan të dinë më shumë për vendin tuaj dhe marrëveshjen.”  – theksoi Sotiris Serbos, Universiteti Demokratius i Trakisë

Profesori, Nikolla Dujovski tha se zbatimi i marrëveshjes është e vetmja rrugë për integrimin e vendit në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.

“Rruga në të cilën po lëviz Maqedonia është rruga e vetme e vërtetë në drejtim të progresit të shoqërisë sonë. Presim që me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dhe zbatimin e saj, Maqedonia do t’i rrumbullakojë proceset për anëtarësim në NATO, nga e cila dobi më të mëdha do të kenë qytetarët.” – u shpreh Nikolla Dujovski, Dekan në Fakultetin për Siguri, Shkup

Në debatin e organizuar nga Info-qendra për integrime euro-atlantike dhe Fakulteti i Sigurisë rreth dobive të Maqedonisë nga integrimi euro-atlantik, pjesëmarrësit theksuan se pasi vendi të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së do të jetë më i sigurt, politikisht më i qëndrueshëm dhe ekonomikisht më e zhvilluar.