Monday, 14 October 2019 | Lajme: 0

Marsh protestues i OBRM-PDUKM-së në Shkup

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sot në në ora 19:00 nga sheshi “OBRM” do të fillojë me marshin protestues për të përfunduar para Qeverisë së Republikën e Maqedonisë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se protestojnë për ajrin e papastër, ekonominë e dobët dhe për migrimin që po ndodh si asnjëherë më parë.

“Qeveria nuk ofron kushte për jetë. As kushtet elementare siç janë ajri i pastër dhe mjedisi jetësor nuk janë plotësuar, premtuan ajër të pastër menjëherë, dhe dy vite më pastaj, qytetarët i mbushin spitalet si pasojë e problemeve me zemër dhe me mushkëri si pasojë ajrit të ndotur që është mbi të lejuarën”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.