Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Kacarska: Ligji për amnisti është i nxituar dhe i paqartë

Ligji selektues për amnisti, ku do të përfshihen pjesa më e madhe e të akuzuarve për ngjarjet e “27 prillit”, u votua në Kuvend, dhe do të hyjë në fuqi menjëherë sapo të publikohet në “Gazetën zyrtare”.

Por, nuk është e paqartë se cilët nga të akuzuarit do të përfshihet me këtë ligj. Sipas ligjit, secili i akuzuar në afat prej pesë ditësh pas hyrjes së ligjit në fuqi, do të duhet të dorëzojë kërkesa individuale për amnisti në gjykatë.

Gjykata i sjell vendimet për pesë ditë pas marrjes së kërkesave, por prokurorja Villma Ruskovska duhet të jep mendim paraprakisht.

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska, e cila e udhëheq procedurën gjyqësore, tha se ligji ka është i nxituar dhe i paqartë.

“Ne më parë s’kemi pasur ligj të tillë. Sipas mendimit tim, veprat së pari duhet të tregohen në praktikë dhe procedura duhet të mbarojë deri në fund. Në këtë fazë, asnjë ligj ligj i tillë nuk duhej të përgatitej dhe mendoj se është i nxituar”, tha Kacarska.