Monday, 14 October 2019 | Lajme: 0

“Është hero në Greqi, ka bërë çmendurira”, reperi grek me këngë për Alket Rizain (VIDEO)

Me 17 dhjetor të 2017 reperi grek Tus do të vinte në një bashkëpunim me këngëtarin shqiptar Bruno me këngën “Shqiptare” e cila në një kohë të shkurtër u shndërrua në hit në Shqipëri dhe Greqi.

Një vit më vonë, në të njëjtin muaj por një ditë më pas, Tus vjen me një projekt të ri por vazhdimësi e këngës “Shqiptare”.

E në fakt tashmë i këndohet shqiptarit, pasi Tus i ka dedikuar një këngë të plotë Alket Rizait,  i burgosuri shqiptar më i famshëm në Greqi, i njohur për bëmat e tij me arratitë nga burgu, por jo vetëm.

Reperi grek e kishte përmendur ndër rreshta edhe në projektin me Brunon, madje dhe sekuenca të klipit ishin frymëzuar nga arratia e Rizait me helikopter nga burgu, por për Tus mesa duket nuk mjaftonte.

“Kam kënduar për Alket Rizain sepse Alket Rizai është hero këtu në Greqi.Është trim, ka bërë gjëra të çmendura brenda dhe jashtë burgut” do të shprehej Tus asokohe.

Nuk dihet sesa sukses do të ketë reperi në Greqi me këtë projekt, por e sigurt është se kënga “ka ndezur” edhe në Shqipëri.