Friday, 22 November 2019 | Lajme: 0

Si të aplikoni rimelin që qerpikët të duken më të gjatë dhe voluminozë!

Të dashuruarit pas bukurisë po ‘çmenden’ pas një hileje të rimelit që i bën qerpikët të duken më të gjatë dhe voluminozë. Ky trik u postua nga artistja e makijazhit Georgie Eisdell e cila punon me vipat më të njohur të Holliwood si Nina Dobrev, Amanda Seyfried, Naomi Campbell dhe Dakota Fanning. Në një video të postuar Georgie u rekomandon femrave ta lëvizin furçën e rimelit nga baza drejt lartt në mënyrë që qerpikët të duken më të gjatë.

Georgie kohët e fundit ka rregulluar Nina Dobrev për Teen Choice Aëard në Los Angeles, Kaliforni. Ajo tha në një artikull për Berdie se për qerpikët aplikoi 2 shtresa rimeli Lancome’s Monsieur Big Ëaterproof Mascara vetëm 25$, duke bërë të mundur që ta përdori produktin në mënyrë të tillë që ti bëjë qerpikët të duken të plotë dhe të gjatë.

Hiqni tonin e syve. Që të arrini të keni qerpikë më të plotë është fillimisht që të mbroni qerpikët tuaj. Sigurohuni që çdo natë para se të flini të hiqni makijazhin rreth syve në mënyrë që qerpikët të rriten.

 Aplikoni hidratues për qerpikët pasi kjo inkurajon rritjen e tyre. Për një opsion natyral përdorni vaj ulliri, kastori ose are kokosi gjatë natës.

Mos i fërkoni sytë pasi kjo gjë i shkul qerpikët.

Shkurtoni qerpikët. Kjo mund të duket e frikshme por promovon rritjen e tyre. Shkurtimi i tyre çdo 6-8 javë ndihmon në riparimin e majave të dëmtuara. Bëjeni këtë vetëm nëse jeni të trajnuar.

auto_4F5E3B5200000578-0-image-a-55_15351441200881545245564