Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Deputeti maqedonas kërkon 50 euro për një intervistë. Ja emri i tij (FOTO)

Deputeti maqedonas Luben Arnaudov gjatë hyrjes në Gjykatën Penale mëngjesin e sotëm nuk ka dashur të tregojë nëse do të parashtrojë kërkesë për amnisti për ngjarjet e 27 Prillit, transmeton Gazeta Lajm.
“Deklarata jep për 50 euro”, i është përgjigjur Arnaudov gazetarëve.

Lidhur me ligjin për amnisti është prononcuar i akuzuari tjetër për dhunën në Kuvend, shefi i sigurimit të ish kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski, Goran Gjoshevski-LEVI . “Ligji për amnisti nuk ka hyrë në fuqi. Nuk mund të them asgjë para kohe. Mediat po interpretojnë në mënyra të ndryshme se kush do të përfshihet në këtë ligj. Kjo është punë e gjykatave dhe prokurorisë” tha Levi.

52DFA38B-38FB-4608-B84B-7632731A49CB