Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Bebeve mos i jepni qumësht lope

Bebe

Ekspertët e ushqimit paralajmërojnë se nuk duhet ti jepni qumësht lope foshnjave pasi ai është shumë i kripur. Qumështi i lopës përmban 4 herë më shumë kripë sesa qumështi i gjirit.

Kujdes, nëna të reja! Është më mirë të mos i jepni bebeve qumësht lope deri sa të bëhën 12 muajsh! Nëse do bënim një krahasim, përmbajtja e kripës në qumshtin e gjirit është 15 mg për 100 ml, ndërsa tek qumështi i lopës është 55 mg për 100 ml. Nëse foshnja juaj pi rreth 750 ml qumësht lope në ditë, do të marrë 385 mg kripë, dhe kjo sasi është gati gjysma e sasisë maksimale të kripës që një bebe duhet të marë në ditë nën moshën 1 vjec.

Ata këshillojnë se për fëmijët që konsumojnë qumësht lope dhe jo qumësht gjiri të ulin sasinë e kripës të paktën tek ushqimet e tjera.

Në përgjithësi, ekspertët, të cilët zbuluan sesa me kripë është formula e qumështit të lopës, thonë se konsumimi i lartë i kripës mund të shkaktojë probleme shëndetsore tek fëmijët. Një sasi e madhe kripe në regjim rrit presionin e gjakut dhe shkakton crregullime në veshka.

Shkenctarët i këshillojnë nënat t’u japin fëmijëve qumësht gjiri ose përzjerje të vecanta, por jo qumësht lope