Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Për një martesë të sukseshme

martesa

1. Mos i kritikoni prindërit, apo miqtë e partnerit tuaj
E dini si është – ju edhe mund të zemëroheni e edhe të shani
ndonjëherë anëtarët e familjes tuaj, por nuk ju pëlqen aspak
kur këtë e bën ndokush tjetër. Për këtë shkak, të gjitha femrat
duhet të kenë kujdes, që të sillen me sa më shumë respekt
ndaj prindërve të burrit. Edhe nëse ai ia nisë i pari që të flasë
keq për ta, nëse kësaj i bashkëngjiteni edhe ju, do të shihni se
burri menjëherë do të fillojë që të mbrojë prindërit e vet. E
njëjta gjë pak a shumë vlen edhe për miqtë, shokët e tij.
2. Mos mbani sekrete nga burri, në lidhje me ish të dashurit tuaj
Pa marrë parasysh a të dërgojnë kërkesa për miqësi në Facebook, apo takoheni me ta rastësisht, pa
pritë e pa kujtuar, ish të dashurit mund të paraqesin rrezik potencial për lidhjen tuaj nëse këtë e mbani
sekret nga burri. Nëse nuk ka asgjë për të fshehur, atëherë pse të fshihni këto informata”? Çdo sekret
çon deri te një atmosferë e josinqeritetit.
3. Mos jepni këshilla kur këtë nuk e kërkojnë nga ju
Natyrisht, burrin duhet ta mbështetni, ta ndihmoni, por mos i bëni kurrë këshilla të llojit: “Unë e di më
mirë”. Nëse dikujt i japim shumë këshilla, në vend se ta ndihmojmë, atij i duket sikur e korrigjojmë,
apo edhe e kritikojmë. Kjo vlen për shumë gjëra, duke filluar nga veshja e burrit tuaj, e deri te ajo se si
ai i zgjidh problemet në vendin e tij të punës