Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Fëmijët që rrihen nga prindërit kanë më shumë mundësi që të preken nga sëmundjet mendore

child-abuse

Edhe studime të mëparshme kanë dalë në përfundim se fëmijët që kanë pësuar abuzime fizike kanë më shumë mundësi të kenë probleme mendore dhe të kenë një sjellje shumë më agresive se fëmijët e tjerë, por këto studime merrnin parasysh abuzime shumë të rënda.

Ndërsa studimi në fjalë ka vëzhguar 600 amerikanë të rritur të cilët janë goditur me shpullë apo i është tërhequr veshi kur kanë bërë gabime, por që nuk kanë pësuar asnjëherë dëmtime të rënda dhe abuzime seksuale.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjysma e popullsisë pranon se të paktën një herë në jetë është goditur nga prindi.

Fëmijët që rrihen nga prindërit kanë më shumë mundësi që të preken nga sëmundjet mendore, përfshirë probleme me ankthin dhe lëvizje të shpeshta të humorit.