Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Personaliteti i fëmijëve formohet në moshën 2-4 vjeç

Specialistët janë të mendimit se personaliteti i fëmijëve formohet në moshën 2-4 vjeç dhe më pas zhvillohet deri në moshën 6-vjeçare.

Fëmijët janë pasqyra e familjes me të cilën jetojnë, ato pasqyrojnë gjithçka që shohin. Nëse një fëmijë i porsalindur përballet me grindje, diskutime, çrregullime deri në moshën katër vjeç kjo ndikon shumë negativisht në jetën e tij më pas. Prandaj ne duhet të sillemi në mënyrë të përshtatshme me idealet e thurura për personalitetin e fëmijës sonë. Ne duhet të lexojmë libra pranë tij në mënyrë që t’i zhvillojmë aftësinë e të lexuarit kur të rritet.

Gjatë edukimit të një fëmije duhet të kemi parasyshë mos i llastoni, mos i turpëroni, mos i mërzisni. Të jemi të vendosur, plot shpresë dhe këmbëngulës. Nëse do të arrinim të praktikonim këto këshilla atëherë do të komunikonim më mirë me fëmijët tuaj.

Dhe sigurisht në fund nuk duhet të harrojmë periudhën e adoleshencës, periudhën më kritike dhe më me shumë probleme.

Çdo gjë fillon me shikimin e fëmijëve tanë si individë të rritur tashmë. Asnjëherë nëna nuk duhet të nxjerrë zemërimin e saj me burrin apo vjehrrën tek fëmija. Në të njëjtën kohë edhe burri nuk duhet të nxjerrë nervat dhe stresin e punës tek fëmijët. Sa më shumë që t’i kritikojmë dhe ofendojmë fëmijët aq më shumë do të largohen prej nesh. Ata nuk erdhën me dëshirën e tyre në këtë botë, ne deshëm të kënaqim dëshirën tonë për t’u bërë prindër.