Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Në vit vdesin më shumë se 3 milionë fëmijë

babyNjë nga problemet më të rëndësishme shëndetësore është çrregullimi në ushqyerje. Revista e njohur mjekësore “Lancet” ka publikuar të dhënat e studimit i cili tregon se sa e rëndësishme është ushqyerja për shëndetin e njeriut.

Në fund të studimit ku analizoheshin të dhënat e lidhura me periudhën e shtatzënisë dhe muajt e parë pas lindjes u arritën rezultate të rëndësishme. Sipas studimit çdo vit vdesin më shumë se 3 milion fëmijë nën moshën 5 vjeçare për shkak të çrregullimeve në ushqyerje. 2 mijë ditët e para të jetës ose thënë ndryshe dy vitet e para përbëjnë një efekt të pazëvendësueshëm mbi shëndetin e njeriut.

Në studim nënvizohet fakti se efekti ekonomik ndikon drejtpërdrejtë në ushqyerje të pamjaftueshme dhe të paekuilibruar. Sipas një raporti të publikuar nga Kombet e Bashkuara pak kohë më pare bëhet e ditur se çrregullimet në ushqyerje, problemet shëndetësore të lindura nga këta dhe humbja e fuqisë punëtore i kushtojnë botës 500 dollarë për person.

Ndërsa një studim tjetër i zhvilluar në SHBA tregoi se në vitin 2011, 165 milion fëmijë ishin shkurtabiqë dhe 50 milion prej tyre kishin një peshë më të ulët në krahasim me gjatësinë e trupit. Studiuesit mendojnë se me anë të 10 ndryshimeve që mund të bëhen në të gjithë botën në 34 vende mund të shpëtohen 900 mijë jetë njerëzish.