Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Teknologjia ndryshon komunikimin brenda familjes

Të gjithë risitë teknologjike dhe komunikimi nëpërmjet rjeteve sociale, ka ndryshuar komunikimi brenda familjes .

Një prej kompanive më të njohura në botë të teknologjisë së lartë, japonezja “Toshiba”, realizoi një studim mbi dhjetëra mijëra klientë, duke arritur në përfundimin se në vendet e zhvilluara dërgohen mesatarisht me mijëra mesazhe dhe qindra emaile drejt bashkëshortit apo familjarëve, në harkun kohor të një viti.

Kështu, me jetën moderne që ka një intensitet të shtuar në jetën e individëve dhe me distancat që janë bërë diçka e zakonshme në jetën e një familje, mesatarisht dërgojmë 1 768 sms në vit, drejt personave të dashur, edhe 468 mesazhe në “Facebook”, 520 emaile dhe 68 orë të kaluara në telefon.

Jo vetëm kaq, por teknologjia moderne i ka bërë disa njerëz aq dembelë, sa ata dëshmuan që përdorin një nga mënyrat e mësipërme, për të kontaktuar familjarë që ndodhen në të njëjtën shtëpi.