Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Grindjet e vazhdueshme të prindërve në shtëpi ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës

child-sleeping-with-teddy-bear

Grindjet e vazhdueshme të prindërve në shtëpi ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës. Studimi është realizuar nga shkencëtarë të Universitetit Oregon dhe tregon se fëmijët edhe kur janë në gjumë ndikohen nga toni i lartë dhe i nevrikosur i zërit

Në këtë studim u analizuan 20 fëmijë të moshës 6 – 12muajsh. Ata u sollën në laborator kur ishin në gjumë. Gjatë kohës së gjumit fëmijët dëgjuan fjali të pakuptimta të qeta, të gëzuara dhe të tensionuara dhe më pas u panë pamjet e trurit.

Është vënë re se funksionet e trurit ndryshojnë në lidhje me tonin e zërit. Tek fëmijët që dëgjuan tonin e nevrikosur janë vënë re disa lëvizje në zonën e lidhur me ndjenjat dhe stresin në tru.

Në studimet e zhvilluara tek kafshët më parë, është parë se këto zona të trurit ndikohen nga stresi që në moshë të vogël. Specialistët mendojnë se një situatë e ngjashme ekziston edhe tek fëmijët dhe se ata janë në dijeni të diskutimeve të prindërve. Studimi u publikua në revistën”Psy chological Science”