Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Këshilla për një shtatëzani sa më të mbarë

pregnant-woman-eating-fruit-for-blog

Gratë shtatzëna kanë probleme me të vjellat në fillim të shtatzënisë dhe më pas me refluksin-gastroesofag, kur barku është i madh. Të vjellat janë një shenjë specifike e tre muajve të parë, të pashmangshme, edhe pse mund të përpiqesh t’i kufizosh gjërat që të sjellin shqetësime: parfumet, kremrat, buzëkuqet.

Megjithatë, pothuajse të gjitha erërat rrisin ndjenjën e të vjellit gjatë shtatzënisë. Mund të bëhet diçka për të larguar shqetësimet. Për të vjellat është mirë të konsumosh ushqim shpesh dhe nga pak, të mos pish lëngje gjatë ngrënies dhe të preferosh ushqime me bazë karbohidratet. Është mirë të kufizohet kafeja, speci djegës, të skuqurat me shumë vaj dhe të mos shtrihesh asnjëherë para se të kenë kaluar dy orë nga ngrënia. Për sa u përket shqetësimeve me gjumin, për fat të keq nuk ka asnjë terapi të përshtatshme.

Në shtatzënitë e shëndetshme, kur nuk ekziston asnjë lloj rreziku për abort apo probleme të tjera me lindjen e parakohshme, ecja me hapa të vegjël, noti dhe disa ushtrime për relaksimin e muskujve janë ideale. Evitoni sporte të tilla si garat me kuaj, apo ato ekstreme. Veshjet të jenë të lehta dhe prej pambuku. Asnjëherë rripa apo të brendshme të ngushta në muajt e fundit të shtatzënisë.
Shumë gra mendojnë se ilaçet e marra gjatë shtatzënisë mund t’i shkaktojnë dëmtime fetusit, ndaj vendosin që të mos i marrin më. Kjo është një zgjidhje e keqe për ato femra që kanë probleme me diabetin, tensionin e gjakut apo sëmundje psikiatrike. Janë verifikuar raste kur grave që kishin ndërprerë kurat për astmën, një krizë e tillë u ka shkaktuar probleme shumë të mëdha, sa ka çuar edhe në humbjen e fëmijës. Nëse ilaçet do të vazhdonin të merreshin, situata do të kishte qenë ndryshe. Në një shtatzëni fiziologjike, domethënë pa komplikacione, mund të jetë i nevojshëm përdorimi i ilaçeve në rast temperature të lartë apo gripi, pra në sëmundje që mund të të prekin shpesh edhe kur nuk je shtatzënë. Në këto situata, ka ilaçe që mund të përdoren me qetësi gjatë gjithë kësaj periudhe, por ka të tjera që duhen evituar në tremujorin e parë dhe të tjera që nuk duhen përdorur në muajt e fundit të shtatzënisë. Është rreptësisht e ndaluar t’i përdorësh pa këshillën e mjekut.
pregnant-woman-with-husband
Për sa u përket dozave të acidit folik, mjaftojnë 4 miligramë në ditë, të paktën një muaj para ngjizjes, sepse në këtë rast zvogëlohen me 50 deri në 70 për qind disa lloj deformimesh te fetusi. Hekuri është një nga elementët më të domosdoshëm në këtë periudhë, pasi shumë prej grave vuajnë nga anemia. Ndaj edhe mjekët këshillojnë përdorimin e tij, më mirë shurup se tableta, jo për periudha shumë të gjata kohe.
Nëse shtatzënia është e qetë, pa rrezik aborti apo lindje të parakohshme, pacienti mund të bëjë çdo lloj udhëtimi me çfarëdo lloj mjeti. Në rastin e udhëtimit me avion, nga java e 32-të e më vonë duhet të tregohemi të kujdesshëm. Mirë është që në këtë kohë të evitohen udhëtimet.
Të gjitha ushqimet jo të gatuara mirë duhen evituar gjatë periudhës së shtatzënisë. Në këtë periudhë, një grua nuk ka më shumë nevojë se për 300 kalori në ditë. Mishi, peshku, vezët mund të konsumohen qetësisht nëse janë të pjekur mirë, ndërsa frutat dhe perimet të lara mirë.
Nuk ka ndonjë ushqim të veçantë që duhet evituar gjatë shtatzënisë. “Studime të shumta kanë treguar se cilësia e ushqimit gjatë shtatzënisë ka shumë rëndësi. Një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar, së bashku me një konsum të moderuar të alkoolit dhe një shtim të pranueshëm në peshë, ka efekt pozitiv si mbi nënën, ashtu edhe mbi fëmijën.
Megjithatë, duhet thënë se rritja optimale e fetusit dhe shëndeti i tij gjatë lindjes dhe thuajse gjatë gjithë jetës varet shumë nga ushqyerja e nënës para ngjizjes”, shpjegojnë mjekët anglezë. Por cila është mënyra e drejtë e ushqyerjes gjatë shtatzënisë? Po të dëgjosh këshillat e mjekëve, mënyra më e mirë është ajo e para. “Është rreptësisht e ndaluar t’u nënshtrohesh dietave për të rënë në peshë gjatë këtyre muajve, pastaj vlejnë edhe disa rregulla të përgjithshme.
Duhen konsumuar patjetër perime dhe 3-4 lloje frutash sipas sezonit. Patjetër tre porcione qumësht të freskët e kos, ndërsa gjatë javës 2 herë peshk, 2-3 herë djathë të freskët, 1-2 herë vezë, të paktën një herë bishtajat dhe mish të bardhë dhe të kuq. Ujë, dy litra në ditë, gatimi me avull dhe vaj ulliri”, këshillon specialisti. A ka diçka që duhet evituar? “Mishrat dhe peshqit e pabërë, kikirikët dhe derivatet e tij, sidomos nëse ke në familje ndonjë njeri që vuan nga alergjitë”, përgjigjet specialisti. “Është mirë të kufizohen në maksimum edhe sallamet, pijet e gazuara dhe me shumë sheqer, gjalpi dhe pana, dhe jo më shumë se 2 kafe në ditë dhe ëmbëlsirat”.
E këshillueshme është lindja natyrale, pasi ka edhe shumë veti pozitive për trupin, por nëse kjo nuk është e mundur, operacionet çezariane, që nuk lënë gjurmë, janë zgjidhja më e mirë.