Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Ja se kush janë tre problemet që përballen çiftet

man-comforting-crying-woman-12841289

Tre janë problemet më të zakonshme me të cilat ju duhet të përballen çiftet e reja të cilët vendosin të jetojnë bashkë. Ju më në fund keni vendosur të jetoni bashkë dhe ky është një hap i madh.

Ju keni qënë të lidhur për një kohë, dhe mendoni se ky person është i duhuri për ju. Ky është një hap i madh në një marrëdhënje, por ju nevojitet që të jeni të përgatitur për çështjet që do të dalin përpara.

Pjesa më e madhe e të bashkëjetuarit në çift parashtrojnë këto tre probleme, kështu që jini të përgatitur dhe mësoni si t`i zgjidhni ato.

1. Paratë 

Ky është një problem që haset masivisht tek çiftet e reja dhe kjo nuk duhet t`iu surprizojë ju. Çiftet nuk grinden për paratë kur nuk i kanë ato. Ata debatojnë kur shikojnë se paratë nuk ndahen në mënyrë të drejtë. Nëse njëri nga çiftet përpiqet ta menaxhojë atë në mënyrë të drejtë, e tjetri e shpërdoron paranë, atëherë kjo krijon terren për debat dhe konfrontime.
Si ta zgjidhni: Grumbulloni të gjitha të ardhurat që keni dhe caktoni se sa prej tyre do të harxhoni për gjërat bazike të jetesës. Investoni kursimet në atë që mbetet dhe ndani pjesën tjetër në mënyrë të barabartë në mes jush. Në këtë mënyrë, asnjëri prej jush nuk do të shqetësohet për të mos shpenzuar mjaftueshëm në nevojat.

2. Punët e shtëpisë

Ashtu si paratë, çiftet mund të mendojnë se dhe punët e shtëpisë janë të pandashme. Në disa raste është e dukshme se kush duhet të bëjë punët e shtëpisë, por ka dhe shumë punë të tjera ku meshkujt mund të kontriubojnë me kënaqësi. Ndarja e detyrave është gjëja më e mirë që mund të bëhet në çdo lidhje.
Si ta zgjidhni: Është një çështje që duhet të diskutohet para se të vendosni të jetoni bashkë. Shkruani ndarjen e detyrave dhe mbajeni atë si referencë. Dëgjoni se çfarë partneri ka për të thënë derisa të jeni të dy dakort.

3. Komunikimi

Rrënja e shumë problemeve, sidomos kur jetoni në çift, vjen nga mungesa e komunikimit, ose e të paturit e një komunikimi jo të mirë. Ju duhet të dini të flisni por edhe të dëgjoni partnerin tuaj. Kini parasysh se si fjalët dhe veprimet  tuaja ndikojnë te partneri juaj. Jini empatik me të. Mos u përpiqni të diskutoni probleme, kur e di që partneri/ja nuk mund t`iu japë vëmendjen maksimale për momentin. Prisni derisa situata të jetë qetësuar. Nuk është e rëndësishme vetëm të ndërtosh një marrdhënje, por duhet edhe ta menaxhosh atë. Suksesi është që ju gjithmonë të gjeni një zgjidhje të përbashkët për problemet që ju dalin gjatë bashkëjetesës.