Tuesday, 25 January 2022 | Lajme: 0

Vipat sfidojnë të nxehtin

Ditët e nxehta të korrikut kanë bërë që shumë prej personazheve tona publike të arratisen nga shtëpia për t’u relaksuar në det, liqen e pishina… Ja destinacionet që kanë zgjedhur ata

Elton Deda “harrohet” në Jalë

Kështu shkruan kantautori Elton Deda në profilin e tij të “Facebook”-ut: “Harruar. Jalë”. Eltoni ka zgjedhur pikërisht bregdetin e jugut për të pushuar e për të mbledhur energji. Sezoni i ri televiziv po afron!

elton deda

Xhesika Berberi, pranë dashurisë…

E bukur, elegante, ‘miss’ Xhesika Berberi shfaqet e buzëqeshur në fotot e saj të plazhit. Ajo pozon përkrah një djali po ashtu bukurosh, që është i dashuri i Xhesikës. Bashkë bëjnë një prej çifteve më të bukura të bregdetit.

xhesika biberi

Afërdita Dreshaj, ‘hot like fire’

E nxehtë si zjarri, është një nga vargjet e këngës së fundit të këngëtares super seksi, Afërdita Dreshaj. Ylli i skenës shqiptare ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ këtë foto të sajën nën rroba banje, ku shfaqet mjaft joshëse dhe me linja perfekte.

aferdita

Ledri vishet me stil edhe në rërë

Përveçse si rrepist i talentuar dhe regjisor premtues, Ledri Vula pëlqehet shumë edhe për pamjen e tij. Me siguri ai duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë pjesë, pasi edhe në rërën e nxehtë, përpiqet të duket ndryshe, duke zgjedhur një veshje “karakteristike”, si kjo me vija që shihni.ledri

Kaltrina përkëdhelet me ngjyra e det

Kjo është Kaltrina Selimi teksa pushon pranë detit e veshur me ngjyrë. Nga krehja, thonjtë dhe veshja nuk duket shumë si një pushim “prej vërteti”. Mund të jetë edhe ndonjë skenë xhirimi për videoklip. Presim ta zbulojmë e t’ju tregojmë së shpejti.

kaltrina

Jeta Faqolli del për peshk

Jemi të bindur që asnjëri prej jush nuk e di që këngëtarja Jeta Faqolli e ka pasion peshkimin… Po për këtë është “Bluetooth”, që t’ju zbulojë të fshehtat e personazheve tona publike. Fotot që sjellim sot, tregojnë një anë të panjohur të këngëtares simpatike, e cila, pas disa orëve të kaluara në det, ia ka dalë të zërë një peshk. Jeta shfaqet në formë shumë të mirë trupore në këto foto, që janë ekskluzive për suplementin e së shtunës…jeta

Linda Halimi ‘shokon’ me linjat

Çdo ditë e më shumë, Linda Halimi na befason me pamjen e saj. Këngëtarja e njohur kosovare ka arritur të ketë trupin e një modeleje, falë trajtimeve të shumta dhe të vazhdueshme që i ka bërë trupit të saj.

linda

Vildane Zeneli, gjithmonë joshëse

Ja ku vjen dhe fotoja e radhës nga Vildane Zeneli, e cila shfaqet si gjithmonë provokuese nën rroba banje. Ajo që bie në sy në këtë foto veç pamjes fantastike është edhe ngjyra çokollatë që ka marrë Viki. (summerpages/GSH/BalkanWeb)

vildane