Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Hurem Sulltan : Ish i fejuari më detyronte të abortoja, dëshira të bëja vetëvrasje!

Aktorja Mejrem Uzerli e njohur si Hurem në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ka zbuluar detaje shokuese për ish të fejuarin e saj Kanu  Ateshu, i cili nuk ka dashur fëmijë me te. E ka detyruar të abortoj dhe ajo në moment dëshpërimi ka menduar të vetëvritet.

Në një intervistë për gazetën turke “Hurijet” ka bërë të ditur se tentimin e vetëvrasjes ka dashur ta bëjë atë natë kurë janë dhënë çmimet prestigjioze televizive në Antali.

“Pas pranimit në klinikën e Berlinit, kam qenë në gjendje të rënd. Kan më ka ndejtur pranë meje por kur ka kuptuar se jam shtatëzane ka ndryshuar,” ka thënë Mejrem Uzerli duke shtuar se tani është në muajin e katërt të shtatëzanisë dhe se Kan i ka thënë që të abortoj dhe në një moment ka dashur të bëjë vetëvrasje.

371152_hurem-facebook-1_f

Me lot në sy aktorja ka treguar gjithçka çka ka kaluar dhe se në ato moment në kokë i vetmi mendim ka qenë të bëjë vetëvrasje. “ E vërteta është se për shkak të depresionit kam dashur të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga Ballkoni i dhomës së hotelit, mirëpo në momentin e fundit më kanë ndaluar. Ka qenë e tmerrshme, por isha e vendosur ti jap fund jetës  pasi isha e shkatërruar,” është shprehur Uzerli.

Aktorja ka bërë të ditur se ish i fejuari e ka detyruar në abortim pasi edhe një fëmijë nuk i duhet :

Ai më tha : “ Unë i kam dy fëmijët e mi dhe i treti nuk më duhet. Duhet të abortosh! Në fakt nuk mendon se një gjë e tillë është më mirë për ne. Mendo se çka do të shkruajnë gazetat. Thuaju se e ke lëshuar serialin për shkak të shtatëzanisë dhe se ke gënjyer. Ky fëmijë gjithçka do të shkatërroj. Aborto, këtë gjë të gjithë e bëjnë! ka përfunduar Mejremi se ajo do të jetë babë dhe nënë për fëmijën e saj.