Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Jehona Dreshaj, ja motra “cool” e Afërditës

Mesa duket, në familjen Dreshaj bukuria qënka dhuratë e natyrës. Përveç Afërdita Dreshaj, modeles, këngëtares dhe imazhit të disa spoteve publicitare në Shqipëri dhe jo vetëm, të cilën e njohim edhe për lidhjen e saj me këngëtarin shqiptar nga Maqedonia Shpat Kasapi, edhe motra e saj Jehona gëzon një pamje për tu admiruar.
Edhe pse jo modele në profesion, pasi bukuroshja i është futur fushës së mjekësisë në Detroit të Shteteve të Bashkuara, aty ku jeton me familjen, Jehona gëzon linja trupore perfekte.
Jehona, siç mund të shihet edhe në fotot e saj në Facebook, është e kundërta e Afërditës, (në pamje) pasi është brune, por e kanë një të përbashkët që bie shumë në sy, ëmbëlsinë, njofton Portali Albeu.
Siç mund të kuptohet edhe nga komentet që bën Jehona në profilin e saj në Facebook, vajzat bukuroshe nuk janë vetëm motra, por edhe shoqe shumë të mira .64268

64267

64273

64272