Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Skandaloze, kryeministri sllovak puthet me sekretaren e tij në BMW (Foto)

Bujë të vërtetë në mediat sllovake shkaktoi fotografia në të cilën kryetari i Qeverisë së Sllovakisë, Robert Fico puthet me sekretaren e tij, Jana Halacova.

Mediat çeke nga ana tjetër, e transmetojnë lajmin me titull “Edhe Fico ka një Jana”, duke asocuar në aferën e publikuar intime dhe korruptuese të kryeministrit çek, Petar Neças me këshilltaren e tij Jana Nagiova, për të cilën dha dorëheqje, njofton korrespondenti i MIA-s nga Praga.

mediat_sllovake_afere_e_kryemi111

Javorja sllovake “Plus 7 ditë”, www.pluska.sk, publikoi fotografinë e 21 gushtit, në të cilën 49-vjeçari Fico, me automjetin e tij BMV, pa sigurim e ka dërguar deri në shtëpi sekretaren e tij, Jana Halacova ku janë përshëndetur me puthje.

Javorja tekstin e publikoi me titull: Kryeministri pasionant: Fico në automjet puthet me sekretaren!”, duke theksuar se paraprakisht, dyshja ka kaluar katër orë në kështjellë ku ka restorant luksoz dhe dhoma për qëndrimin e mysafirëve.

Kryeministri përmes zëdhënëses rastin e quajti “qesharak”, duke njoftuar se në darkë kanë marrë pjesë edhe katër persona të tjerë të cilët janë larguar në të njëjtën kohë.

Njëzetë e shtatëvjeçarja Halacova, është sekretare e Ficos që kur si lider i opozitës ishte në krye të partisë majtiste Socialdemokrate SMER.

Fico, i cili për një kohë të gjatë është njëri prej politikanëve më të famshëm sllovak për shkak të frymës së tij sportive, është i martuar me Svetllanën, e cila është juriste dhe kanë një djalë