Thursday, 5 December 2019 | Lajme: 0

Bleona do ta fitojë famën vetë, pa skandale

Bukuroshja shqiptare, Bleona Qereti, e cila shpesh herë është përfshirë në faqet e shtypit botëror rozë për skandalet e saja ka thënë se nuk është e gatshme të bëjë gjithçka për të qenë e famshme. Këtë radhë Bleona ka folur për revistën prestigjioze “Gossip”, ku tha se nuk do të ishte e gatshme të bënte gjithçka për të tërhequr vëmendjen. “Jam e lumtur që jam pjesë e kësaj industrie, por mund të them se nuk jam pjesë e disa njerëzve që luftojnë e bëjnë gjithçka që të jenë në qendër të vëmendjes, përfshirë stilin e veshjes. Ata shpesh bëjnë skandale pa qenë nevoja, vetëm dhe vetëm që të pushtojnë kopertinat e revistave gossip”, ka thënë Bleona. Ndërkaq, këngëtarja nuk ka hezituar të rrëfejë edhe një përvojë jo të mirë që i ka ndodhur në një koncert, ku ajo është zhveshur në të brendshme përpara afro 2000 fansave. “Oh Zot!

bleona qereti

“Isha njëherë në një koncert në Mal të Zi dhe gjatë performancës një karkalec më kërceu në trup. Në fillim nuk e vërejta, por dikur fillova të ndjej këmbët e tij dhe fillova si e çmendur të bërtas në skenë dhe hoqa fustanin sepse isha shumë e frikësuar. Isha vetëm me të brendshmet para të gjithë atyre që kishin ardhur të më ndiqnin për së afërmi. Aty ishin më shumë se 2000 persona, të cilët më inçizonin me celularë”, tregoi këngëtarja. Bleona Qereti pritet që të mbajë më 7 shtator koncertin e saj të parë në Las Vega