Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Super mami në pritje të fëmijës së 13-të

Një nga mamatë më të impenjuara në Britaninë e Madhe është sërish në pritje të fëmijës së 13-të. Tania Sullivan, 40 vjeçarja që ka sjellë në jetë 12 fëmijë, të cilët janë paraprakisht të moshave nga 7 muaj deri në 20 vjeç, ka deklaruar se është në pritje të fëmijës së 13-të.

“Gjithmonë kam dashur të kem shumë fëmijë dhe mendoja se do të kisha të paktën 6, por asnjëherë nuk e kisha parashikuar se fëmijët që do të sillja në jetë do të ishin dyfishi i atyre që unë kisha parashikuar.” –  është shprehur ajo

Sullivan, bashkë me burrin e saj Majk, 40 vjeç, kanë arritur të rrisin 12 fëmijët e tyre: Benin, 20 vjeç, më të madhin e deri Izabelën 7 muajshe, më të voglën.

Çifti Sullivan e ka krijuar familjen në një shtëpi modeste me 5 dhoma gjumi dhe varen ekonomikisht nga puna e tyre. Të dy kanë një punë që u krijon mundësinë të jenë të pavarur dhe të rrisin fëmijët e tyre të shumtë.