Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Nuk e njeh gruan pas anestezisë, nis t’i vardiset (Video)

Mesa duket mund të ndodhë edhe kështu pas një operacioni. I dendur nga morfina, menjeherë sapo është zgjuar pas ndërhyrjes kirurgjikale një burrë amerikan i quajtur Jason Mortensen.nuk ka arritura ta njohë aspak bashkëshorten që i qëndronte pranë, por ka nisur t’i vardiset duke i bërë komplimente pa fund.

“Doktori të ka dërguar këtu? Zot, je gruaja më e bukur që kam parë. Mos je gjë modele apo çfarë. Si të quajnë?” i është drejtuar burri bashkëshortes së tij prej 6 vjetësh.

“Unë jam gruaja jote”, – i pëshpërit gruaja e tij Candice.

“Je gruaja ime. Uau, prej sa kohësh”? vazhdon Mortensen.