Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Armina Mevlani: Jam e dashuruar, por do pres për martesën (FOTO)

Armina Mevlani, e përfolur si e dashura e Shkëlzen Berishës, vazhdon që të mbushë faqet rozë të mediave, jo më shumë për aftësitë e saj si prezantuese apo modele, por për faktin se është e lidhur me djalin e ish- kryeministrit.

Por edhe pse as ajo, dhe as Shkëlzeni nuk e kanë pranuar një fakt të tillë, sërish mediat aludojnë.

Në një intervistë për Panorama Plus, Mevlani thotë se është e dashuruar, por për martesën do i duhet të presë.

Nga 1 në 10, Mevlani thotë se ndjehet e dashuruar 10, ndërkohë që më parë kishte deklaruar se ai ishte i dashuruar marrëzisht, kurse ajo akoma nuk kishte arritur kulmin.

Sa i përket martesës, Mevlani thotë: “Si çdo vajzë, patjetër dhe unë kam ëndërruar gjithmonë për atë moment. Jam tradicionale dhe nuk jam aspak kundër martesës, por mendoj se duhet të merret koha e duhur për t’u njohur më mirë në një lidhje, për të hedhur një hap kaq të rëndësishëm si martesa”.

E pyetur për bindjet politike, Armina thotë: “Si çdokush, kam bindjet e mia politike, por për mua ato janë dytësore, pasi ndihem shumë e dashuruar me artin dhe karrierën time. Ndoshta në një të ardhme mund të vendos të reflektoj në publik bindjet e m politike”.