Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Foto fejese me zombie, të frymëzuar nga pasioni për filmat horror

Me një sens humori të çuditshëm, një çift kanadez ka bërë një set fotografik fejese të rrallë. E çuditshmja qëndron në faktin se ata shfaqen në foto të ndryshme, duke u përleshur me të vdekurit e gjallë (zombi).

Harlan Guthrie dhe Holly Young e realizuan setin fotografik në një pyll pranë Torontos, aty ku po bënin celebrimin. Papritur, sulmojnë zombit dhe dhëndri menjëherë nis të luftojë kundër këtyre përbindëshave, për të mbrojtur dashurinë e jetës së tij.

“Nuk mund t’i mbijetosh një apokalipsi zombish. Mundohesh të mbijetosh sa më shumë të jetë e mundur, por nuk del i gjallë”, ka thënë Harlan për “New York Daily News”. Çifti është frymëzuar për këtë set fotosh, nga pasioni i madh që kanë për filmat horror.