Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Ish njeriu më i shëndoshë në botë gjen “dashurinë e jetës së tij”

Ai ishte dikur njeriu më i shëndoshë në botë. Paul Mason, 51 vjeç, tashmë ka humbur pjesën më të madhe të peshës së tij. Por nuk është vetëm kjo arsyeja për të cilën jeta e tij tashmë ka marrë kuptim,, por tashmë ai mendon se ka gjetur edhe dashurinë e jetës së tij.

Mason ka njohur vetë të dashurën e tij, Rebecca Mountain para një muaji, dhe pritet që të takohen për herë të parë. Por, tashmë 51- vjeçari është i bindur se ka gjetur dashurinë e jetës së tij. Paul dhe Rebecca janë njohur nëpërmjet internetit, menjëherë pasi Rebecca ndoqi dokumentarin për jetën e tij në TV.