Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

16 vjeç dhe nënë e tre fëmijëve (FOTO)

Emri i saj është Carmen Speria, është një vajzë si gjithë të tjerat, por ajo që e diferencon është fakti se aktualisht në moshën 16 vjeçare është nënë e tre fëmijëve. Jeton në një provincë të Avellino të Italisë dhe do të jetë protagoniste e versionit italian, bazuar në formatin amerikan të MTV, “16 vjeç dhe shtatzënë”. Carmen u bë nënë me dy binjakë në vitin 2012, kur ishte vetëm 15 vjeç, ndërsa në vitin 2013, u bë nënë për herë të tretë me një vajzë. Babai i fëmijëve është gjithashtu i mitur, një djalë 15 vjeçar, i cili ashtu si Carmen ndiqnin shkollën, deri në momentin që lindën fëmijët.Vajza e re pasi u bë nënë u detyrua të braktisë shkollën, duke u kujdesur me kohë të plotë për binjakët e saj dhe më tej edhe për fëmijën e tretë. Por pavarësisht kësaj Carmen jeton ende me prindërit e saj, nëna një 36 vjeçare shtëpiake dhe babanë, një 38 vjeçar që punon në fabrikë.

1438_600x400_w_02a2f95813328faa987271cd3fe881ba 1443_600x400_w_02a2f95813328faa987271cd3fe881ba