Tuesday, 12 November 2019 | Lajme: 0

Unë President? Pse jo!

426

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka thënë se kur gjithkush po bëhet në Kosovë president e ministër, pse të mos jetë ai president.

“Kam njerëz që me vijnë pas. Nëse ata e mbushin nga një autobus, jam i bindur se unë e mbushi një tren me njerëz të mi, jo vetëm shqiptarë, por edhe nga komunitete tjera nacionale e fetare në vendin tonë. Unë, edhe nëse hyjë politikës, nëse kandidojë për president të Kosovës, do ta bëja këtë jo nga qejfi, por nga zori”, ka thënë ai për Presheva Jonë. “Populli im është në zor.

Ku mos me qenë në zor kur vendi gjithkah në raportet e listat e organizatave ndërkombëtare zë vendin e parë, si për nga papunësia, ashtu edhe nga korrupsioni, varfëria, prostitucioni, krimi i organizuar etj. Paramendoje: në vendin tonë për çdo vit hapen nga 300 restorante e bare të natës, kurse asnjë fabrikë?! Dhe, pastaj krerët e feve tona ankohen se shumë pak rinia jonë po shkon në xhami e kisha. Nuk më ka shkuar kurrë mendja të merrem me politikë, por zoti gjithkund po të shtyka. Pra, nëse kandidoj për president, do të kandidoj për hatër të popullit, nga populli e jo përmes zarfit e angarive tjera.

Nëse do të jem president, hiq asgjë mos bëfsha, bile krimin e organizuar do ta kisha luftuar dhe të gjitha vendet arabe do ta njihnin shtetin tonë, sepse atje nuk lobohet, nuk shkohet pa avdes. Dhe, padyshim, pastaj OKB do t’ia hapte dyert menjëherë anëtarësimit të Kosovës”.